Një person është ndëshkuar me masë administrative 100 000 lekë të rinj, pasi shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe u kthye në rrezik për pushuesit që frekuentonin plazhin në Dhërmi.
Shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e Palasës, duke bërë bllokimin e një mjeti lundrues gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre.
Shërbimet e Policisë ndëshkuan drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin K. M, me masën administrative 100 000 lekë të rinj si dhe bllokuan mjetin lundrues gomone në Portin Himarë.
/a.r