Rreth 30 raketa nga Libani në Izrael, Hezbollah merr përgjegjësinë e sulmit

Forcat Ajrore izraelite “goditën lëshuesin e Hezbollahut” në Libanin jugor nga i cili u hodhën “rreth 30 raketa” gjatë natës dhe kaluan kufirin, “shumica e të cilave u kapën”. Këtë njoftoi ushtria izraelite (IDF) në Telegram.

Infrastruktura të tjera terroriste u goditën në zonën Marjaayoun, gjithashtu në Libanin jugor dhe predha artilerie u qëlluan për të “larguar kërcënimet” në zonën Odaisseh.

Hezbollah njoftoi gjatë natës se kishte lëshuar “dhjetëra” raketa kundër Izraelit, duke shpjeguar se raketat Katyusha u hodhën në Izrael në përgjigje të sulmeve izraelite në Kfar Kela dhe Deir Syriane në Liban, të cilat plagosën civilë.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli presin një sulm nga Irani të hënën, raporton Axios, duke cituar burime.

“Avionët luftarakë të Forcave Ajrore izraelite sulmuan objektivat terroriste të Hezbollahut në zonën Kfar Kila të Libanit jugor, duke përfshirë infrastrukturën terroriste dhe ndërtesat ushtarake”, kishte njoftuar më parë zëdhënësi i Forcave të Armatosura izraelite, duke shtuar se gjatë natës një avion i Forcave Ajrore eliminoi një terrorist të Hezbollahut në zonën e Deir Siriane”. Për më tepër, IDF “sulmoi me artileri infrastrukturat terroriste në zonën Al Adeisa”.

Ambasada amerikane në Bejrut u ka kërkuar shtetasve të saj që të largohen nga Libani “në çdo mënyrë të mundshme”, raporton selia diplomatike, mes atmosferën në rritje të tensionit midis aleatëve të Iranit dhe Izraelit. Kanali izraelit Channel 13 raportoi se autoritetet izraelite u kanë kërkuar banorëve të Galilesë së Epërme të qëndrojnë pranë strehimoreve pas një vlerësimi të përditësuar të situatës nga forcat e armatosura të Izraelit, ndërsa sirenat paralajmëruese të raketave po bien në Izraelin verior.

Ushtria izraelite gjithashtu pretendoi se kishte vrarë komandantin ushtarak të Hamasit të Tulkarem në Bregun Perëndimor në një sulm ajror në një vrasje të synuar që goditi një automjet duke vrarë katër persona të tjerë. Këtë e kanë raportuar mediat izraelite. Viktima kryesore është identifikuar si Sheikh Haitham Balidi, komandant i Tulkarem të Brigadave Izzadin al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit. Agjencia palestineze Ëafa raportoi një automjet të goditur nga ajri në Tulkarem me pesë të vdekur, pa zbuluar megjithatë identitetin e tij.

Ndërkaq dhjetëra arrestime, të paktën mbi 20, janë bërë në Iran në kërkim të bashkëpunëtorëve dhe nishaneve të mundshëm në vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, në një rezidencë të mbrojtur në zemër të Teheranit, shkruan Neë York Times, raportuar edhe nga mediat izraelite, të cilat citojnë burime iraniane të informuara për faktet dhe afër hetimit në vazhdim. Në mesin e personave të arrestuar, shkruan NYT, ka zyrtarë të inteligjencës së Teheranit, ushtarë të rangut të lartë dhe anëtarë të stafit të rezidencës ku ndodhi shpërthimi i menaxhuar nga Gardianët e Revolucionit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com