Rrëfimi i Ramës: Prej shumë kohësh s’e ndjek Festivalin e RTSH dhe nuk besoj se do e bëj ndonjëherë! Arsyeja…

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me “Shkodra Elektronike” që fituan Fest68, ka rrëfyer se prej shumë kohësh nuk e ndjek Festivalin e RTSH-së.

“Ende nuk e kam dëgjuar plotësisht këngën dhe prej shumë e shumë kohësh nuk e kam ndjekur Festivalin”, iu drejtua Rama, Beatriçe Gjergjit and Kolë Lacës, që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision me “Zjerm”.

Sa i përket arsyes, kreu i qeverisë u shpreh se “mos më pyesni pse, qysh, tek sepse është ndoshta bisedë e gjatë”, duke shtuar se nuk do e ndjekë më ndonjëherë Festivalin e RTSH-së.

Edi Rama: Ende nuk e kam dëgjuar plotësisht këngën dhe prej shumë e shumë kohësh nuk e kam ndjekur Festivalin.

Mos më pyesni pse, qysh, tek sepse është ndoshta bisedë e gjatë. E di që nuk kam dhe nuk pretendoj të kem të drejtë, por ja kështu është nuk e kam ndjekur.

Për hir të vërtetës kur nuk e ndoqa edhe këtë herë, nuk besoj se kam për ta ndjekur ndonjëherë.

Por kurrë mos thuaj kurrë, por nuk jemi këtu për mua dhe nuk ka pikë rëndësie se çfarë mendoj unë, apo çfarë them unë për Festivalin. Rëndësi ka se çfarë thoni ju për krijimtarinë tuaj dhe këtë eksperiencë sepse jeni fituesit.

Përpara ka pasur raste kur fituesi apo fituesja kanë qenë kontroversë, ose kanë krijuar kundërshti në mjedisin publik, por këtë herë ka një konsenus që fituesit janë fituesit. Kështu që akoma më mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com