Rrëfehet Arta Dade: Pse ndërrova qëndrim për Erion Veliajn

Arta Dade ish deputetja socialiste e ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare Tv foli për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Dade shprehet se Veliaj është një politikan që përfaqëson ato parime që partia socialiste ka, dhe se shpeshherë mban mbi kurriz çështje që nuk i përkasin.

“Erion Veliaj është një djalë punëtor, shpeshherë ka keqkuptime sepse në ndonjë rast mban mbi shpinë edhe çështje të qeverisë qendrore. Në këtë rast i referohem Teatrit Kombëtar sepse është një institucion kombëtar dhe jo bashkiak.

Keqardhja më e madhe është me një opozitë që shkon te dyert e bashkisë në një kohë kur opozita i ka të gjitha problemet me qeverinë dhe jo me bashkinë. Për mua Erion Veliaj është një njeri që përfaqëson ato parime dhe atë program që ka partia socialiste.

E njoh prej shumë kohësh pasi është shkolluar në të njëjtën kohë me fëmijët e mi dhe ka qenë një nxënës i shkëlqyer, pra është një djalë që në jetë është ndërtuar tek aftësitë e tij dhe ka kapacitetet e duhura për të qeverisur.

Dikur kam qenë kundërshtare e tij, sepse mbështesja Erisa Spiropalin por sot dua ta përgëzoj për imazhin që e ka ngritur vetë si kryetar i bashkisë së Tiranës dhe për nënkryetarët që ka edhe e ndihmojnë.

Më vjen mirë që qytetarët që shkojnë dhe trokasin në dyert e bashkisë mbeten të kënaqur nga shërbimi dhe kjo është ajo që ne na intereson”, u shpreh Znj.Dade në emisionin Dekalog nga Roland Qadoku.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com