Roza Lati flet për rrugëtimin në “BBV3”: M’u shpif Egla!

Roza Lati u eliminua në spektaklin e shkuar prej formatit më të ndjekur në Shqipëri, “BBV3”. Sakaq ajo ka zhvilluar një intervistë ditën e sotme për “Big Brother Radio” teksa ka komentuar rrugëtimin e saj në format dhe zbuloi planet që ka për të ardhmen e saj. Ndër të tjera ajo ka përmendur dhe Eglën e cila është ende në garë teksa ka treguar se nuk ka mundur ta përballojë më Eglën dhe qëndrimin në shtëpi me të.

“Unë zgjodha të bëja Big Brother modern, real, si nëpër botë që kushdo person publik shkon për t’u njohur më mirë në jetën jashtë kamerave. Doja të më njihnin këetë Rozën jashtë kamerave. Ndjehem më mirë sepse mesa po shikoj në internet njerëzit më kanë përqafuar, komente dhe deklarata që më kanë përfaquar kështu si jam…

M’u shpif Egla, nuk po e përballoja
bashkëjetesën në të njejtën shtëpi me një krijesë të tillë. Jam tërhequr nga debatet e Meritonit dhe Françeskes. Kanë të njejtin stil debatesh. Kur janë në luftë dhe të sulen duan të mbijetojnë në shtëpi, shtrembëronin situatën që të të nxirrnin keq. Mua më pëlqen të flas me fakte konkrete…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com