Rotacion tek ‘Aleanca për Ndryshim’, Duka merr drejtimin e Grupit! Largohet Shehi

Grupi Parlamentar, “Aleanca për Ndryshim”, që drejtohej nga Dashamir Shehi, ndryshon përsëri kryetar grupi. Këtë pozicion e ka marrë Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste.

Më herët ky grup parlamentar drejtohej nga Fatmir Mediu.

Rotacioni ka ardhur pas dakordësisë së aleatëve në në fillim të sesionit parlamentar në vitin 2021, që ky grup parlamentar që do drejtohej nga kryetarët e partive të vogla, përkatësisht për secilin vit; Fatmir Mediu, pasoi me Dashamir Shehun, tashmë drejtimi është marrë nga Agron Duka dhe më pas i kalon Vangjel Dules.

Sakaq, Dashamir Shehi duke mbajtur qëndrimet e tij në mbledhjet e institucioneve të Kuvendit të Shqipërisë (Konferenca e Kryetareve etj) ka dalë edhe kundër linjës se PD-së së Rithemelimit. Nisur nga këto arsye, ka pasur një dakordësi mes palëve, që Dashamir Shehi të dorëhiqej dhe vendin e tij ta merrte Agron Duka.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com