‘Fan Club-i’ i sotëm nisi me një klip të Eglës dhe Meritonit, ku dyshja në fjalë u përfshi në një përplasje orët e para të mëngjesit ku Egla i derdhi gotën me verë në kokë Meritonit.
Ky gjest është komentuar dhe ditën e sotme në ‘Fan Clun’ teksa Ronaldo Sharka është shprehur:
“Për mua është tmerrësisht e turpshme që shohim gjeste të tilla dhe aq më tepër është e turpshme kur ka njerëz publik apo ish-banorë qe duan ta bejnë hero Eglën. S’duhet të kenë për hero një dhunues psikologjik dhe emocional.”- është shprehur Ronaldo.