Si lider i shtëpisë për këtë javë është zgjedhur Romeo, një vendim i cili u bazua në votat e publikut.
Kështu që ditën e sotme ai ka ndarë detyrat që banorët duhet të bëjnë në shtëpi dhe ka marrë një vendim të veçantë ndryshe nga herët e tjera.
Ai ka vendosur që punët e shtëpisë të bëhen prej djemve këtë javë.
“Unë kam menduar një gjë për këtë javë. Gocat janë pushim që të gjitha. Punët e shtëpisë do i bëjnë çunat. Ky është vendimi dhe zgjedhja ime!”