Në spektaklin e sotëm është shfaqur klipi me komentet e banorëve për takimin e Heidit me prindërit e Romeos të cilin e kanë cilësuar të ftohtë! Lidhur me këtë Romeo u shpreh se e kupton mentalitetin e Heidit ndërsa kjo e fundit u shpreh se mes tyre ka disa ndryshime në mënyrën sesi mendojnë.
Pjesë nga deklaratat:
Romeo: Jemi të ndryshëm në mënyrën si i mendojmë ca gjëra, jemi të ngjashëm në mënyrën si duhemi. S’di çfarë të them. Mendoj se është problematike sa kohë nuk mundohemi ‘të veshim këpucët e tjetrit’. Unë jam shumë tradicional, ia kuptoj mentalitetin Heidit. Duke toleruar, mendoj se mund të gjendet gjuha e përbashkët
Heidi: Kemi ndryshime, më pengon që unë vihem më shumë në vendin e tij se sa ai në timin. Unë do bëj maksimumin të mbaj këtë gjë, por dua të bëj pak zhurmë që ai të më dëgjojë.
Ledioni: Banorëve u ka bërë përshtypje që ti nuk mbaje mend emrat e prindërve te Romeos, a të bën kjo përshtypje?
Heidi: Kam gabuar ca gjëra që janë të vogla. Unë e ndiej veten që me gjërat serioze mbaj mend, por me datat s’mbaj mend. Kam harruar edhe ditëlindjen time. Nuk më erdhi në atë moment. Është krijuar ideja që unë jam njeri i akullt, kur nuk është kështu
Romeo: Ka të bëjë me të dy, jo me banorët
Ledioni: Ti nuk mbaje mend as emrin e filmit që ka bërë
Françeska: E ka dhe tatuazh në krah
Romeo: Jam munduar gjatë gjithë kësaj periudhe të jem i kujdesshëm, mundohem ta kuptoj