Bardhi dhe Romeo kanë krijuar këngën e radhës të këtij edicioni brenda shtëpisë. Gjatë lojës që banorët organizuan për Ditën e Gruas, Bardhi dhe Romeo vendosën të prezantojnë këngën e tyre të re, vargjet e të cilave flasin për fuqinë e gruas.
Dielli edhe hana në sytë e saja
Lotin mbaja
Shiu që po bie janë lotët e saja
Toka që po dridhet janë këmbët e saja
Dielli edhe hana janë sytë e saja
Intepretimi i tyre është duartrokitur nga banorët, edhe pse kënga nuk është pritur shumë mirë nga komentuesit. Kjo është kënga e tretë që po krijohet gjatë BBV3.