Roma goditet nga stuhia e fortë, përmbytje edhe në zonën e Koloseut

Roma u zgjua këtë të hënë nën ndikimin e një cikloni të fuqishëm, i cili ka shkaktuar përmbytje dhe dëme në disa zona të qytetit.

Në rrjetet sociale, janë shpërndarë pamje të frikshme që tregojnë një qiell të errët, të mbushur me re të dendura dhe të zeza, ndërsa rrufetë godasin me një intensitet të jashtëzakonshëm, duke ndriçuar qytetin për një çast të shkurtër, përpara se të zhduken në terrin që pason.

Sipas raportimeve të mediave italiane, përmbytje dhe dëmtime të konsiderueshme janë regjistruar edhe pranë zonës së Koloseut, një nga atraksionet më të rëndësishme dhe simbolike të kryeqytetit italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com