Rizgjedhje të prokurorëve në SPAK pas mandatit 9-vjeçar? Manja: Gati t’i mbështesim

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, deklaroi se prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar, do duhet t’u garantohet vazhdimi i funksionit të tyre si prokuror në nivel apeli.

Pyetur mbi kërkesën e kreut të SPAK për qartësimin e statutit të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme pas përufndimit të mandatit 9-vjeçar, ministri Manja theksoi se është në krahun e prokurorëve të SPAK nëse do e depozitojnë kërkesën.

Ajo që do duhet të adresohet është e drejta sipas ligjit dhe tjetër gjë është garantimi i ushtrimit dhe vazhdimit të funksioneve të kësaj trupe nesër në institucionet e Prokurorisë. SPAK është e barazuar me Prokurorinë e Apelit.

Prokurorët e SPAK pas përfundimit të mandatit në atë strukturë do duhet t’u garantohet vazhdimi i funksionit si prokuror në nivel apeli ose nëse duan sipas ligjit në nivelin e prokurorive të shkallës së parë si drejtues.

Kushtetuta e ka këtë parashikim, 9 vjet pa të drejtë rizgjedhje, Ata janë në vitin e 5-të. Nëse do shtrohet kjo kërkesë e tyre, si ministër Drejtësie jam në krahun e prokurorëve të prokurorisë së posaçme. Kushtetuta kërkon vullnet më të gjerë se të mazhorancës,” tha Manja.

Prokurorët e SPAK kanë mandat 9-vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com