“Në pjesën drejtuese të kësaj partie (Rithemelimit) prej kohësh kanë pasur individë të lidhur me shërbimet lindore dhe sot janë bërë shumë aktivë.
Fatkeqësi që ky realitet nuk po lexohet nga forca demokratike dhe populli opozitar”. Kështu deklaroi ish-deputeti Arben Meçe i ftuar në “Studio Live” ne Report TV me gazetarin Arbër Hitaj.
“Do bëhen të gjithë përpjekjet. Shpesh të vërteta e shpesh fallso. Institucionin e drejtësisë nuk e shoh më si individ.
Unë e shoh si një sistem që po konsolidohet drejt asaj që ne të gjithë kemi artikuluar, ato teza që kemi mbrojtur. Në këtë kuadër edhe individë të cilët falë lidhjeve miqësore falë aferave falë lidhjeve politike e falë dhe faktorëve të tjerë të cilët në kuadër të luftës së ftohtë do ti konsiderojmë gjithmonë.
Bota kërkon ndryshimin e rendit dhe debati i madh që po bëhet është e lidhur me luftën e rendeve dhe të sistemeve. Ne shpesh e shohim si luftë shtetesh është luftë totalitare”, shtoi ai./m.j