Risitë skenare dhe teknolgojike do të përdoren në Galanë e Festës së Pranverës të Grupi Mediatik të Kinës për të mirëpritur ardhjen e Vitit të Ri Kinez 2025.
Siç mësohet, inovacionet janë zbatuar në shfaqjen artistike, në dizanjimin e arenës dhe në transmetimin për grupet me aftësi të kufizuar fizike.
Arena e kësaj galaje është në formë “Ruyi”, një mjet që simbolizon mbarësinë, që lidh teatrin me vendet e shikuesve, duke u dhuruar hare dhe mbarësi shikuesve. Shumë teknologji të reja, si VR, 3D pa syze, projeksione me qartësi super të lartë etj. do të përdoren plotësisht në arenën e kësaj galaje.
Sivjet Galaja do të transmetohet për herë të parë në versionet për publikun me aftësi të kufizuar pamore dhe dëgjimore, për mbi 45 milionë persona të tillë në mbarë vendin.
Galaja e Festës së Pranverës është një ngjarje e madhe kulturore për të gjithë kinezët gjatë kremtimit të Vitit të Ri. Galaja, që nga fillimi i saj në vitin 1983, është përfshirë në librin e rekordeve botërore “Guinness” si programi më i ndjekur në botë me miliarda shikues çdo vit.