Rishfaqet në publik pas diagnostikimit me kancer mbreti Charles III

Mbreti Charles i Britanisë së Madhe është shfaqur për herë të parë në publik. Ai mori pjesë në shërbimin vjetor të kishës me rastin e Pashkëve në Windsor.

Kjo është paraqitja e tij e parë në një event publik mbretëror që nga diagnostikimi me kancer në muajin shkurt.

Charles, 75 vjeç, përshëndeti publikun ndërsa ai dhe mbretëresha Camilla mbërritën me makinë në Kishë.

Charles ka shtyrë të gjitha angazhimet e mëparshme publike që kur Pallati Buckingham njoftoi se ai do t’i nënshtrohej trajtimit. Prania e Mbretit shihet si inkurajim për shumë vëzhgues mbretërorë dhe përkrahës të kurorës, pas deklaratës së papritur të Princeshës së Wellsit, Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com