Spartak Ngjela, i cili rreshtua në “Harkun Opozitar Euro-Atlantik”, një aleancë me parti të djathta e drejtuar nga Lulzim Basha, thotë se bashkimi i tyre erdhi pasi SHBA nuk po pranonte liderin e vjetër e shpallur tashmë non grata. I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, Spartak Ngjela tha se u bashkua që të japë kontributin e tij për të djathtën.
‘E djathta nuk po merrej vesh se çfarë marrëdhënie kishte me Uashigtonin pasi liderin e vjetër Uashingtoni nuk e pranon. Shkova të jap kontributin tim për të djathtën. E kam marrë përsipër që bashkë të bëjmë një strukturë juridike për bashkimin, të dalë edhe programi i bashkimit. Si do të operojë ky formacion. Do të ketë një lidership. Të gjitha bashkë me iniciativën e Bashës. Ka 10 deputetë Basha dhe është para. Gjithçka do të shikohet nga raporti ynë me elektoratin. Basha bëri ofertën dhe unë e pranova.’- tha Ngjela.
I pyetur nëse do të jenë forcë fituese ne zgjedhjet e 2025, Ngjela tha se do të duhet një program. Ngjela shtoi se PD sot është shumë larg pushtetin, pasi në sondazhe del më 18%.
Politika është fjalim është program. Është strukturë. Unë do të jap kontributin tim. S’do të jetë i vogël dhe nuk mund të flas para kohe. Do bëjmë një takim të radhës që do t’ja kërkoj Bashës me të cilin të ndajmë detyrat. Detyrat do ti lëmë hapur me median prezent. E kam matur veten në zgjedhje ti e di.
Unë te PD kam qenë. Duhet të vijë e djathta në pushtet që të keni benefite. Është shumë larg pushtetit 18% është sot.’- tha Ngjela.
Me Rithemelimi nuk ka bashkim, thekson avokati Spartak Ngjela, pasi ato janë forcë ‘non grata’.
‘Janë forcë ‘non grata‘ Rithemelimi. Nuk mund të bashkohemi. Kjo është shoqëria më e madhe në botë pro amerikane në Shqipëri. Saliu nuk diti ta menaxhonte non gratën. Ja dha Amerika me gjithë familjen.
Ne do të duhet të thithim intelektualët. Ka një trashëgimi në pasuri. Ka trashëgiminë e PD-së. Saliu e ndihmoi të bëhej kryetar. Saliu doli non grata në Amerike dhe mori vendimin ta nxirrte jashtë partisë.’- tha Ngjela.
Sa i takon marrëveshjes së Rithemelimit me PS, Ngjela tha është në favor të tyre. Por sipas avokatit, sistemin e demokracisë e zgjidh Uashingtoni që është gardiani i demokracisë.
‘Le ta bëjnë marrëveshjen. Është në favor tonë. Ikën e djathta te komunistët. Se ata mendojnë se me komunistët do të marrin pushtetin. A mundet të votojnë socialistët për Saliun. Unë po them se çdo gjë po vjen në favorin tonë. Sistemin e zgjidh Uashingtoni, gardiani i demokracisë këtu është politika amerikane. A do na e japin këtë të drejtë që ta çojmë në hap para demokracinë.’- tha Ngjela.
Avokati tha se Partia Socialiste është parti e parë e se është e vështirë të rrëzohet kollaj.
‘Socialistët janë shumë të rezervuar në saktë, nuk bëjnë blerje votash. Ata nuk çjanë kokën të blejnë vota pasi kanë një masë kompakte dhe blejnë vota. Kush merr atë merr pushtetin. A e dini se ishte i djathtë Rama? Shkoi majtas se e dinë se ata marrin pushtetin. PS nuk rrezohet aq kollaj në Shqipëri. Është parti e parë dhe me përqindje të lartë. Nuk kanë nevojë për lider. Unë kam bërë 3 beteja me ta. Ç’kam hequr unë me ta! Në ‘Ali Dem’.’- tha Ngjela/m.j