Rikthimi i Trump “zbut” Putinin? Shefi i Kremlinit i gatshëm për bisedime për fundin e luftës në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se ishte i gatshëm të bënte kompromis për Ukrainën në bisedimet e mundshme me presidentin e zgjedhur të ShBA-së, Donald Trump, për përfundimin e luftës dhe se nuk kishte kushte për fillimin e bisedimeve me autoritetet ukrainase.

Trump, një mjeshtër i vetëquajtur i marrëveshjeve ndërmjetësuese dhe autor i librit të vitit 1987 “Trump: Art of the Deal”, është zotuar se do t’i japë fund konfliktit me shpejtësi, por nuk ka dhënë ende asnjë detaj se si mund ta arrijë këtë.

Putin i tha një gazetari për një kanal lajmesh në ShBA se ishte gati të takonte Trumpin, me të cilin tha se nuk kishte folur për vite me radhë.

I pyetur se çfarë mund t’i ofronte Trumpit, Putin hodhi poshtë një pohim se Rusia ishte në një pozitë të dobët, duke thënë se Rusia ishte bërë shumë më e fortë që kur ai urdhëroi trupat në Ukrainë në vitin 2022.

“Ne kemi thënë gjithmonë se jemi gati për negociata dhe kompromise,” tha Putin, pasi tha se forcat ruse, janë duke përparuar në të gjithë frontin, dhe se po lëviznin drejt arritjes së qëllimeve të tyre kryesore në Ukrainë.

“Së shpejti, ata ukrainas që duan të luftojnë do të mbarojnë, për mendimin tim, së shpejti nuk do të mbetet askush që dëshiron të luftojë. Ne jemi gati, por pala tjetër duhet të jetë gati për negociata dhe kompromise”, shkruan Reuters.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com