Zyra e shtypit pranë Ambasadës Amerikane është pyetur mbi mundësinë e ndërmjetësimit të selisë diplomatike në tejkalimin e krizës në komisionin e posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore.
Në përgjigje për A2 CNN, thuhet se zyrtarët e Ambasadës do të vijojnë të takohen rregullisht me kryetarët, bashkëkryetarët dhe anëtarët e komisioneve të ndryshme parlamentare, përfshirë Komisionin Posaçëm për Reformën Zgjedhore, duke nënvizuar se takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi.
“Si pjesë e angazhimit tonë normal diplomatik me anëtarë të parlamentit, Ambasada e SHBA takohet rregullisht me kryetarë, bashkëkryetarë dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme parlamentare, përfshi Komisionin për Reformën Zgjedhore. Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi. Interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim”, nënvizon zyra e shtypit e Ambasadës Amerikane.
/a.r