Rikthimi i “detyrim paraqitje”, avokati: Dëmet e Berishës, jo vetëm tek arka e shtetit! Ai futi mentalitetin e korrupsionit në vend

Avokati Romeo Kara në “Ora e Fundit” në ABC News foli për vendimin për detyrim paraqitje për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gjatë intervistës, ai theksoi se qëllimi i Berishës, është që të kthejë partinë e tij kundër drejtësisë.

“Të gjitha protestat e PD kanë qenë për Berishën, dhe qëllimi i Berishës dhe i gjithë diskursi i PD po shkon në mbrojtje të Berishës për të mos u ndëshkuar. Dhe kjo synon të mbajë peng drejtësinë”, u shpreh avokati.

Më tej avokati shtoi se ish-kryeministri Sali Berisha i ka shkaktuar shumë dëme popullit, dhe se ka future mentalitetin e vjedhjes dhe korrupsionit në Shqipëri.

“Ne tani si popull jemi mësuar ta shpërdorojmë ligjin. E keqa që ka bërë Berisha nuk është vetëm tek arka, por edhe te mentaliteti. A ka më fatkeqësi për një vend kur e pyet se çfarë do të bëhesh, ai thotë hajdut. Ne shkuan për në ekonominë e tregut dhe rrafshuam të gjithë bazën industriale…Të kthesh një popull ose të marrë arratinë ose të bëhet kriminel, këtë e bëri Berisha”, tha më tej avokati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com