Avokati Spartak Ngjela ka zbuluar se ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
I pyetur për planet e tij për rikthimin në politikë, Ngjela tha se kishte zhvilluar një takim me Bashën dhe se kanë lënë diçka në parim, por pa evidentuar detaje.
“Para disa muajsh kemi zhvilluar një takim, kemi lënë diçka në parim shohim si do të operojmë. S’ka vlerë bashkëpunimi me degë të saj nëse nuk bashkohen. Duhet të ketë një kongres bashkimi. Politika ime nuk ka vija të kuqe. Vija ime e kuqe është vetëm imoralitetit”, – tha Ngjela në një intervistë për Report Tv.
Me Berishën do bashkëpunoni?
“Nuk flitet kështu Berishën e kam kundërshtar, por ajo që pengon çdo kënd është non grata në Amerikë. Nuk mund të bësh marrëveshje me një njeri që është non grata në Amerikë në një kohë që është vendi që na ka dhënë një shtet të pavarur Kosovën”,- tha Ngjela.
Duke u ndalur tek vendimi i Gjykatës së Lartë, që vendosi që dosja e 21 janarit ta hetojë SPAK, Ngjela tha se ky ishte një vendim i saktë. Për avokat Ngjelën u vranë 4 njerëz të pafajshëm, e se drejtësia, e cila drejtohej nga politika u bashkua me krimin. Sipas Ngjelës drejtësia asokohe ishte si në nivelin e diktaturës.
“Janë vrarë 4 veta të pafajshëm nga injoranca e drejtimit të një kryeministri dhe drejtësia ishte sikur nën nivelin e drejtësisë komuniste, sikur të ishte biri për shpirt i një diktatori. Shyqyr që e zgjidhën problemin.
GJL u tregua e saktë që ia kaloi SPAK-ut. Do të jenë në akuzë njerëz të nivelit të lartë politik. Krimi i vrasjes së 4 personave të pafajshëm. Kjo ishte njollë e zezë. Pushteti gjyqësor u bashkua me krimin pas ishte forca politike. Nënshtrimi i pushtetit gjyqësor nga partia e punës. Nga drejtimi diktatorial. Por GJL u tregua e saktë”,- tha Ngjela./m.j