Vajzat në Big Brother VIP 3, u mblodhën për të diskutuar rreth përvojave të tyre në dashuri, ku tregonin nëse janë tradhtuar ndonjëherë apo jo nga partnerët, a kanë falur një tradhti, apo si përfunduan lidhjet e tyre.
Në fund ishte radha e Rike Roçit e cila shprehet se është ndarë nga ish-i dashuri që e kishte tradhtuar, por fajin ia hedh vetes, ku shprehet se ka qenë shumë e angazhuar dhe nuk e kishte vëmendjen tek ai për shkak të punës.
“Unë kam qenë e tradhtuar, por gabimi ka qenë i imi, sepse në atë lidhje unë isha e përqendruar aq shumë në vete saqë e anashkaloja. Ai nuk ndjente përqendrimin tim në histori, unë isha për punë sa andej, këndej, shiheshim shumë pak. E doja por isha shumë e angazhuar. E fala, por nuk ishte me asgjë ashtu si në fillim. Totalisht shumë ndryshe”, u shpreh Rike Roçi.
/f.s