Juli dhe Rike kanë debatuar ashpër sa i përket qëndrimit ndaj banorëve të tjerë me të cilët kanë pasur debate.
Përgjatë këtyre ditëve kemi parë debate të shumta, ku e përfshirë ka qenë dhe Rike e revoltuar, teksa nuk i pëlqente fakti që e thërrisnin ‘të influencuar’.
Për këtë debat është diskutuar gjatë dhe në ‘Prime-n’ e djeshëm, ku Rike është shprehur se aty në shtëpi shesin dhe veshkën për lojën dhe se ajo e quan veten një njeri të thjeshtë, e cila nuk ka për qëllim një lojë të pisët brenda shtëpisë.
“Më thonë je e influencuar, unë prekem sepse mendimet janë të miat nuk janë të dikujt tjetër. Sa i përket Juli, ka dy javë që më thotë je e influencuar. Nëse nuk do ta pranosh që janë mendimet e mia, mos e prano. Juli është mësuar me aleanca unë jam elektron i lirë. Disa njerëz shesin edhe veshkën për ketë lojë, unë jam këtu për të treguar sa e thjeshtë jam. Edhe kur janë në krevat në gjumë flasin për lojë, unë rri me ta se ma do shpirti, ata flasin për mua je e influencuar, jo pra, janë mendimet e mua.”- është shprehur Rike.