Revoltohet deputeti i opozitës: Na ftuan për hapjen e bazës së Kuçovës por nuk kishim karrige

Deputeti Asllan Dogjani, me anë të një reagimi në rrjetet sociale, denoncon se Protokolli ka ftuar dhe ka lënë pa karrige deputetët e opozitës në Kuçovë.

Postimi i deputetit Asllan Dogjani:

E pa preçedent sjellja arrogante e mazhorncës ndaj deputetëve të opozitës!

Ne, deputetët e opozitës, anëtarë  të Komisionit të Sigurisë kombëtare  në respekt të Kushtetutës, dhe detyrimit si vend anëtar i NATO-S ishim sot në Kuçovë me rastin e inagurimit të bazës ajrore ushtarake te NATO-s.

Pavarësisht se ishim dhe të ftuar u detyruam të largoheshim, se nuk kishte asnjë protokoll, nuk u vlerësuam.

Ne qëndruam 5 minuta në respekt të himnit kombëtar e atij të NATO-s dhe u larguam!

Arroganca e kësaj qeverie kishte arritur deri aty, sa nuk kishte lënë as karrike për deputetët e opozitës.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com