Kina do të restaurojë të paktën 30 për qind të ekosistemeve të saj të degraduara tokësore, bregdetare e detare dhe të ujërave në pjesën e brendshme deri në vitin 2030, sipas një plani për ruajtjen e biodiversitetit të publikuar të enjten.
Në këtë plan të paraqitur nga Ministria e Ekologjisë dhe e Mjedisit e Kinës përcaktohet se zonat e mbrojtura natyrore, kryesisht në formën e parqeve kombëtare, do të përbëjnë rreth 18 për qind të sipërfaqes së përgjithshme tokësore të Kinës deri në vitin 2030.
“Vijat e kuqe” që përcaktojnë zona të veçanta të ruajtjes ekologjike do të përfshijnë të paktën 150 mijë kilometra katrorë të territorit detar të Kinës, sipas planit.
Plani gjithashtu përshkruan masat në fusha të ndryshme me përparësi, duke përfshirë ligjet e rregulloret, publicitetin, pjesëmarrjen shoqërore dhe mbikëqyrjen e vlerësimin, duke synuar të sigurojë realizimin e objektivave në kohë.
Kina ka biodiversitet të pasur dhe zotëron më shumë se 10 për qind të llojeve të vertebrorëve tokësorë në mbarë botën dhe mbi 36 mijë lloje të bimëve më të larta citon CMG.
Vitet e fundit, Kina ka krijuar një sistem për mbrojtjen natyrore të tokës. Gjithnjë e më shumë habitate të kafshëve të egra janë nën mbrojtje kombëtare.