Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve për kujdes teksa kryeqyteti është përfshirë nga reshje të dendura të shiut.
Veliaj u ka kërkuar të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa shprehet se për çdo problematikë të raportojnë te aplikacioni “Tirana Ime” ose të telefonojnë në numrin 112.
“Sot pasdite dhe nesër parashikohet mot i rënduar, me erë dhe reshje.
Ju lutem , shmangni lëvizjet jo emergjente në orët në vijim dhe për çdo problematikë raportoni te aplikacioni “Tirana Ime” ose telefononi 112”, nënvizon Veliaj.