Si pasojë e reshjeve të dëborës që vijojnë të bien në Rrugën e Arbrit dhe në malësinë e Krujës, janë bllokuar akset rrugore: Rruga e Arbrit, Cudhi Kamp-Qafshtamë, dhe Bruzë Mal-Shkretë.
Policia bën me dije se shërbimet e janë në gadishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë çdo përdoruesi rruge dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë, në këto zona, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.