Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin Elbasan-Peqin. Dy automjete janë përplasur në fshatin Vidhas.
Raportohet se kanë mbetur të plagosur disa persona. Si pasojë e aksidentit të ndodhur, janë krijuar radhë të gjata trafiku në këtë aks, duke vështirësuar qarkullimin.
Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia dhe humbja e kontrollit, ndikuar edhe nga lagështira në rrugë.