Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një artikull të medias gjermane “Reise Reporter” për destinacionet turistike të Shqipërisë.
Rama shprehet se “media gjermane e udhëtimeve dhe turizmit “Reise Reporter” e përshkruan Shqipërinë si destinacionin e duhur për përvoja të turizmit natyror mes bukurisë së alpeve, pyjeve, liqeneve, kanioneve e plazheve”.
Ai thekson se ky reportazh është një ftesë e parfumosur me të gjitha shijet e ndjesitë e Shqipërisë për vizitorët gjermanë të cilët për vitin që shkoi na vizituan mbi 300 mijë.
/a.r