Reperi Diddy shfaqet për herë të parë pas akuzave për trafikim seksual

Këngëtari i njohur i muzikës rep, Diddy i është rikthyer rrjeteve sociale të dielën e Pashkëve, pas akuzave të rënda për trafikim seksual. Të hënën e kaluar shtëpia e tij në Las Vegas dhe Miami u bastis, në lidhje me hetimet që autoritetet amerikane kryen për këto akuza të ngritura.

54- vjeçari përmes një postimi në Instagram në të cilin numëron 45.6 milion ndjekës, ka shfaqur vajzën e tij të vogël, krahas së cilës shkruan: “ Gëzuar Pashkët nga Baby Love”.

Lajmi për një hetim federal ka ardhur pas shqyrtimit publik të sjelljes së Combs, pasi ish-partnerja e tij bukuroshe, Casandra Ventura, e akuzoi atë për abuzim fizik dhe seksual, që ai kishte kryer me të për vite me rradhë. Por, Cassie u pajtua sërish me reperin një ditë pas ngritjes së padisë, për arsye që ende sot nuk janë bërë të ditura.

Në vitet më pas edhe tre gra të tjera kanë dalë me pretendimin se janë sulmuar seksualisht nga Combs, dy prej të cilave shprehen se kanë qenë në periudhën e adoleshencës. Nëse këto janë të vërteta, kjo e bën akoma edhe më të ashpër dënimin e këngëtarit të muzikës rep.

Gjatë bastisjes së FBI-së, ata që u përpoqën të largoheshin nga dy shtëpitë u arrestuan, mes tyre edhe djemtë e Diddy, Justin, 30 vjeç dhe King, 25 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com