Rëndohet bilanci, humb jetën edhe një nga të plagosurit, shkon në 60 numri i viktimave nga tragjedia e Koçanit

Tragjedia e Koçanit mori edhe një jetë. Numri i viktimave nga zjarri që perfshiu diskotekën “Pulse” shkoi në 60. Ne oret e para te mengjesit te se premtes ka ndërruar jetë Aleksandar Karadakovski, i cili pavarësisht se ndodhej jashtë vendit, ne Lituani, për kurim më specializuar nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra.

Ai luftoi per jeten per gati tre jave, edhe pse gjatë kësaj kohe vazhdimisht ka qenë në gjendje kritike. Aleksandar Karadakoski ka punuar si banakier në diskotekën “Pulse”, edhe pse per klientetet e diskotekes njihej edhe si menaxheri i saj.

Karadakoski, ishte në mesin e 34 të dyshuarve të përfshirë në hetimin e Prokurorisë për përgjegjësië e tragjedisë pasi klubi ka funksionuar pa licencë të vlefshme dhe pa i përmbushur kushtet minimale teknike për mbrojtjen kundër zjarrit. Gjithashtu, brenda objektit janë lejuar të futen dhe të mitur, e cila është rreptësishtë e ndaluar me ligj.

Mospermbushja e kushteve teknike ka bere që diskoteka të digjet me lehtësi dhe shpejtësi nga fishekzjarrët që janë ndezur gjatë performancës së grupit muzikor ADN. S

Sipas autopsive, arsyeja e vdekjes së viktimave është mbytja nga monoksidi i karbonit, i cili është liruar nga djegia e materialeve të objektit.

Gjatë autopsisë, tek tre viktima janë konstatuar dhe thyerje të brinjëve që janë bërë si pasojë e shkeljeve të turmës në tentativë për të dalë nga diskoteka.

Mjekësia Ligjore do të vazhdojë me kryerjen e analizave toksikologjike, me qëllim të konstatimit të gjitha substancave në gjakun e viktimave, ndersa hetimet vijojne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com