Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka paralajmëruar protestë sot sërish në mbështetje të Berishës i cili është në arrest shtëpie. Noka në reagimin e tij thekson se Flamuri i PD është simbol i lirive të fituara.
Postimi i Nokës:
Flamuri i PD-së është simbol i ngadhënjimit mbi regjimin, simbol i lirive të fituara, simbol i pluralizmit.
Është flamuri i studentëve të dhjetorit, i shpresës tek e nesërmja. Flamuri ynë është simboli i përparimit infrastrukturor të Shqipërisë, i hapjes së saj me botën e qytetëruar, i udhëtimit pa viza dhe i anëtarësimit në KiE dhe #NATO.
Prof. Dr. Sali Berisha është flamurtari i Shqipërisë demokratike. Bashkues i Shqipërisë me Kosovën me rrugë. Kundërshtari më i guximshëm i ndarjes së Kosovës. Jemi plotësisht në mbështetje të tij. Sot sërish në protestë. Ora 18:00!/m.j