Vazhdon me 789 tituj të tjerë pronësie procesi i përmbylljes së hipotekimit të shtëpive të trashëguara. Kreu i qeverisë, Edi Rama nga Dhërmiu deklaroi se ky kalvar i gjatë për të regjistruar shtëpitë e trashëguara ka përfunduar dhe tani është vetëm çështje regjistrimi.
Rama: Sot janë 789 çertifikata në të gjithë qarkun e Vlorës. Ne sensibilizojmë edhe të tjerët që të aplikojnë sepse kemi problem me aplikimin, edhe për shkak se një pjesë jo e vogël janë jashtë dhe procesin e aplikimit e kanë të vështirë ta bëjnë. Tani që flasim arrijmë të përmbyllim 1/3 e punës. Bëhet fjalë për rreth 2500 certifikata të tjera në bashkinë e Himarës dhe 500-600 jashtë Himarës por brenda qarkut të Vlorës do ta përmbyllim deri në fund të tetorit. I bëj thirrje të gjithëve dhe ju lutem edhe ju nëse keni dikë që dëshirojnë të regjistrojnë pronën të bëjnë aplikimin sepse është shumë i rëndësishëm.
Rama tha se personave të cilëve u del certifikata do të njoftohen me telefon nga zyra e Kadastrës.
/a.r