Refuzimi/ Vizita e Bardhit dhe Nokës, kreu i degës së PD në Malësi të Madhe: Çifti i sapomartuar, pas një divorci të vështirë ku nusja e…!

Kryetari i degës së PD-së në Malësinë e Madhe, Anton Kokaj, ka komentuar vitiën e Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës për të cilët thotë se “bashkimi” ndodh për interesa personale më shumë sesa për hallet e shqiptarëve.

Postimi i plotë i Anton Kokajt:

“Në anët tona kur martohej djali, duhej me shku për darkë te axhat, hallat, tezet, dajat e kumbara. Kështu u duk dhe vizita e sotme në Malsi të Madhe e ciftit të sapomartuar. Vecse kësaj here, martesa erdhi pas një divorci të vështirë ku nusja e dhëndri nuk lanë gjë pa thënë kundër njëri tjetrit. Aq, sa sot kur bëhej thirrje për të protestuar kundër krimit dhe korrupsionit të qeverisë, gjithkujt i ushtonin në veshë akuzat më të rënda për “babain e Zenit” e për Flamurin e të tjerë që janë sulmuar njësoj si Rama. E që ia kanë kthyer po aq hidhur sulmuesit.

Morali i fabulës: Më shumë se për hallet e shqiptarëve këta e kanë për hallet dhe interesat personale. Në emrin e bashkimit, sot u përpoqën ti ndajnë demokratet. Partia Demokratike e Malësisë ka treguar me veprime, jo vetëm që nuk ndan, por sakrifikon cdo gjë për të mbajtuar të bashkuar demokratët dhe malësorët. Asnjë fjalë nuk u tha sot për problemet e vërteta të këtij vendi, për ata djem dhe vajza që kanë lënë këtë vend, asnjë fjalë për mundin dhe djersën e këtyre malësorëve që tallen nga një grup i vogël me pushtet të majtë, pseudodemokrat dhe përfitues të të gjitha fondeve dhe subvencioneve. Sot qytetarët e këtij vendi kanë humbur ekonominë, por edhe shpresën për të nesërmen. Në Malësi sot janë 12 milion euro nëpër arat e malësorëve të mbuluara me plasmas që ngjajnë si ushqim për blegtorinë.

Boll u tallët me Malësinë, se ky vend është i djathtë që nga 1944. Lërini interesat tuaja personale, se është koha ajo që po i tregon të gjitha dhe po ju nxjerr të palarat. Dhe sa për ta mësuar: Partia Demokratike në Malësinë e Madhe është krijuar më datë 06 Janar”./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com