Reforma zgjedhore/ Zbulohet data kur pritet të mblidhet komisioni parlamentar

Në nisje të sesionit të ri parlamentar debati për Reformën Zgjedhore duket se është shndërruar në krye-temë e debatit politik në vend.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore pritet të mblidhet ditën e premte, 19 dhjetor, në orën 11:00.

Mbledhja e komisionit vjen pas takimit të patur mes përfaqësuesve të OSBE dhe bashkëkryetarit socialist të komisionit të posaçëm, Damian Gjiknuri.

Gjiknuri bëri me dije se në takim u diskutua në lidhje rifillimin e punës së komisionit për reformën zgjedhore. Sipas deputetit socialist, synim i punimeve të këtij komisioni mbeten rekomandimet e OSBE-ODHIR, si dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Sakaq përfaësuesit e OSBE pritet të takohen pasditen e kësaj të marte dhe me bashkëkryetarin tjetër të reformës zgjedhore nga radhët e opozitës, Enkelejd Alibeajn.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com