Analisti Plator Nesturi i ftuar në emisionin “3D” ku është diskutuar lidhur me Reformën Zgjedhore, ka vlerësuar veçanërisht qëndrimin e ndërkombëtarëve. “Ndryshe nga çfarë ka ndodhur gjithmonë në 30 vitet e demokracisë shqiptare, ndërkombëtarët së fundi kanë deklaruar: Ne mbështesim, por nuk jemi më ndërmjetës” tha zoti Nesturi. Sipas tij “ky është lajmi më i mirë” tha ai.
Zoti Nesturi vlerësoi se më parë Shqipëria, ndonëse vend kandidat për BE, nuk ka zgjidhur problemet e brendshm, por ka kërkuar ndihmën e ndërkombëtarëve. Ai kujtoi se ka qenë një taktikë e opozitave shqiptare që duke krijuar edhe kriza fallco, kanë faktorizuar lidershipin e tyre në marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtar. “Është hera e parë që faktori ndërkombëtar thotë “JO”” shënon zoti Nesturi.
Lidhur me përplasjen brenda PD ai tha se përplasja nuk është në aspektin ligjor. “Rithemelimi e ka luftën me Bashën” tha zoti Nesturi.
/a.r