Reforma zgjedhore në krizë? Qeveria: E miratojmë brenda vitit 2024

Qeveria angazhohet për të miratuar reformën zgjedhore brenda vitit 2024. Në udhërrëfyesin për funksionimin e institucioneve demokratike të hedhur për konsultim publik, shprehet se gjatë këtij viti, do të mundësohet përfundimi i akteve ligjore që do të adresojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR.

“Miratimi i një kornize ligjore që adreson rekomandimet e pazbatuara te OSBE-së përmes një procesi konsultimi të hapur dhe gjithëpërfshirës,  brenda vitit 2024 duke adresuar depolitizimine komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulëta”.

Krahas rekomandimeve të ODIHR, qeveria angazhohet gjithashtu në adresimin e votës së emigrantëve, çështje për të cilën Kuvendi de facto ka shkelur vendimi ne Gjykatës Kushtetuese, e cila i kishte lënë afat deri në 9 janar për ta miratuar.

“Adresimin e votimit të shtetasve shqiptarë me vendbanim të përhershëm jashtë territorit; Akuzat për blerje të votave dhe keqpërdorimin e administratës qendrore dhe vendore deri në fund të vitit 2024”.

Në udhërrëfyes ekzekutivi angazhohet edhe për të shtrirë votimin dhe numërimi elektronik në më shumë njësi. Angazhimi qeverisë vjen kur Komisioni i Reformës Zgjedhore që prej vitit 2022 nuk ka bërë asnjë punë, madje përmes debatesh u zgjat mandati edhe në sesionin që lamë pas.

E përsëri, prej katër muajsh, është në krizë funksionimi. Asnjë mbledhje nuk është zhvilluar dhe aktet që prekin jo vetëm Kodin Zgjedhor, duhet të kalojnë nga duart e deputetëve. Përbërja e Komisionit ishte një ndër shkaqet e kaosit që shoqëroi sesionin. Debati i kryesimit të grupit parlamentar demokrat mes Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit nuk mori një përgjigje zyrtare nga Lindita Nikolla.

A2News /a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com