Reforma Zgjedhore, ekspertët: Nëse palët kanë vullnet për ta përmbyllur, koha e mbetur e mjaftueshme

Për ekspertët e zgjedhjeve Kristaq Kume dhe Gerta metaj,  koha që ka mbetur për të përfunduar reformën zgjedhore është e mjaftueshme në qoftë se palët politike kanë vullnet për ta përmbyllur atë.

Pas vendimit të gjykatës e cila i dha vulën dhe siglën e partisë Demokratike grupit të rithemelimit, Kristaq Kume theksoi se palët  do të jenë më komode  për të përfunduar reformën zgjedhore.

Palët do të jenë të gatshme dhe të angazhuara për ta realizuar. Atë çfarë duhet bërë në ndryshimet në legjislacionin zgjedhor dhe jo vetëm”, tha Kume.

Ndërsa ekspertja e zgjedhjeve Gerta Metaj  u shpreh me tone më pesimiste lidhur me përfundimin e kësaj reforme.

Kemi disa shtylla bazike që palët politike kanë rënë dakord secili në podiumet e tyre politike, por kur vjen çështja që ulen bashkë, situata fillon nga fillimi”, deklaroi Metaj.

Përsa i përket votës së emigrantëve Kume është besimplotë se kjo do të ndodh, por për një numër të kufizuar emigrantësh të cilët duhet të kenë të  regjistruar në regjistrin e gjendjes civile në Shqipëri adresën e vendbanimit të vendin ku jetojnë.

Ajo që do të ndodhë në 2025 do të jetë dhënia e mundësisë për votim jashtë vendit, por dhënia e kësaj mundësie do të jetë shumë e kufizuar”, u shpreh Kume.

Nga ana e saj Gerta Metaj  e shikon si një shou politik votën e diasporës.

Gjithmonë ka qenë tendenca që topin e ka KQZ, ai këtë radhë po e kërkon topin, por nuk ja japin, nuk duan t’ia japin”, tha Metaj.

Eksperti  i zgjedhjeve elektorale Krista Kume shkon me tej duke propozuar disa rekomandime në funksion të përmirësimit të sistemit elektoral.

Në Kodin Zgjedhor ne sot kemi 12 njësi zgjedhore, duhet bërë ndryshimi që të bëhen 4 njësi zgjedhore që i jep të drejtë qytetarëve që të garojnë me listë kandidatësh të pavarur”, theksoi Kume.

Lidhur me koalicionet parazgjedhore të propozuara nga opozita, ekspertët mendojnë se ky element  mund të përdoret si alibi për të prishur marrëveshjen e deritanishme të arritur mes palëve për reformën zgjedhore.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com