Reforma Zgjedhore, deputeti socialist i bën thirrje opozitës: Thirrini mendjes…kemi dhe amnistinë

Të premten e 19 janarit komisioni bipartizan i Reformës Zgjedhore nis punën. Zgjerimi i votimit elektronik në qarqet e vendit është një nga kërkesat edhe e kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi

Deputeti socialist Xhemal Qefalia në një intervistë për emisionin “Studio live në Shqipëri’ e quan të domosdoshme votimin elektronik

“Personalisht mezi pres të kemi votim elektronik pasi do lehtësonte gjithçka por varet nga mundësia reale që ka komisioneri i zgjedhjeve. Në vullnetin e kësaj maxhorance jemi dakord, shpresojmë të ketë dakordësi dhe nga pala tjetër pasi votimi elektronik më 14 maj, në Kamëz a Elbasan pati sërish diskutime, edhe Vora. Duhet të bijmë dakord të gjithë që të mësohemi me elektronikën dhe në fund të shpallim rezultatin siç e shpallin dhe shtetet rreth e qark” tha Qefalia.

A është dakord maxhoranca për hapjen e listave e votën e diasporës së emigrantëve?

“Çdo propozim do të diskutohet të jeni të bindur e dakordësia do të jetë me shumicë votash” nënvizon ai.

Opozitës i bën thirrje të bashkojë votat për të kaluar ligjin e aministisë që do të lironte nga burgu gati 600 – 700 të burgosur që përfitojnë nga kriteret e përcaktuara nga ky pr/ligj i cili për të kaluar duhen 84 vota

“Opozita t’i thërrasë mëndjes të vijë të votojë që këto 600 apo 700 sa janë të aminstohen” tha Qefalia për gazetarin Arbër Hitaj./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com