Reforma zgjedhore/ BE: Duhet dialog gjithëpërfshirës, s’jemi përfshirë në asnjë ndërmjetësim

BE-ja nuk është e përfshirë në asnjë ndërmjetësim sa i takon tejkalimit të krizës në komisionin e posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore. Këtë përgjigje i dha A2 CNN, zyra e shtypit e delegacionit europian në vendin tonë, sipas të cilës reforma zgjedhore kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës të të gjitha palëve.

Gjithashtu, Bashkimi Europian thekson nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR.

“Në përgjigje të raportimeve që qarkullojnë në media, dëshirojmë të sqarojmë se ndërkohë që BE-ja nuk është e përfshirë në asnjë ndërmjetësim, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë: vazhdojmë të theksojmë nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR. Siç e kemi thënë edhe më parë, përfshirë edhe Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, reforma zgjedhore kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës të të gjitha palëve”, ishte përgjigjja për A2 CNN.

Ky reagim i BE-së dhe SHBA-së, erdhi pasi një ditë më para Basha tha se rikthimi në mbledhjet e komisioneve zgjedhore ishte fryt i ndërmjetësimit të partnerëve ndërkombëtarë.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com