Mazhoranca qeverisëse paralajmëron një reformë të re, që ka të bëjë me transparencën e qeverisjes.
Mësohet se reforma për transparencën do të jetë një punë e përbashkët qeveri-parlament-parti për t’u përgjigjur rekomandimeve të raporteve të ndryshme ndërkombëtare, të cilat kanë pasur vërejtje për proceset vendimmarrëse në pushtetin ekzekutiv dhe atë legjislativ. Ndërhyrja parashikohet në disa drejtime.
Së pari: ka të bëjë me miratimin nga qeveria/Kuvendi të rregullave të reja ku çdo dokument/ ligj/vendim/tenderim të jetë i gjurmueshëm në faqe publike dhe elektronike.
Së dyti: qeveria vetë do të ketë një kurs krejt tjetër në përfshirjen e publikut dhe medias në veprimtarinë e saj. Kjo do të përfshijë formate më të shpeshta të konferencave të shtypit si dhe të përgjigjeve ndaj kërkesave për informacion.
Të paktën ky është parimi i deritanishëm, e megjithëkëtë në Kuvend ata që kanë dijeni për këtë reformë, rezervohen për të dhënë më shumë detaje, të cilat do të publikohen nga kryeministri në ditët e ardhshme.
“Qeveria shqiptare po punon për të formuluar një ambicie të re sa i përket transparencës. Për më tepër do të dëgjoni në vijim. Këteë hap duhet ta hedhim me guxim në këtë sesion parlamentar, pavarësisht temperaturës politike që do të vijë duke u rritur, sa më shumë që u afrohemi zgjedhjeve. Rasti i fundit i eksportit të mbetjeve të dyshuara si mbetje të rrezikshme ështe një ilustrim i mirë për këtë. Nxjerrja e konkluzioneve dhe shpallja e fajtorëve pa pritur të thonë fjaleen e tyre institucionet qee po merren me investigimin ndeerkombeetar si OLAF dhe atee tee brendsheem, pra prokuroria shqiptare, eeshtee rast tipik i politikees pa fakte, por me aludime spekulative. Nuk i vlen askujt kjo lloj politike”, tha Niko Peleshi dje në fjalimin e parë të tij si kryetar i grupit parlamentar të PS-së në seancën e parë parlamentare të këtij sesioni të ri parlamentar.
Deklarata kreut të ri të grupit socialist, Niko Peleshin, bërë nga foltorja e parlamentit, në nisje të sesionit të ri plenar për një nismë ambicioze të mazhorancës, erdhi fill një ditë pas ‘retrat’-it qeveritar në Dajt. Mes direktivave të Kryeministrit Rama ishte kryesorja ajo për një strategji të re komunikimi publik dhe ku kërkoi angazhim më të madh nga ekzekutivi e të gjitha strukturat e partisë.
Mësohet se nisma e socialistëve synon t’i ofrojë qytetarëve akses më të madh e më të shpejt në informacione e të dhëna shtetërore, duke rritur kështu transparencën publike të institucioneve shtetërore e rrjedhimit edhe llogaridhënien. Me këtë nismë, e cila është ende e paqartë nëse do të marrë apo jo formën e një reforme të mirëfilltë, mazhoranca paralajmëron ndryshime ligjore në ligjin për të drejtën e informimimit. Nismën e komentoi edhe ministri i ri i Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin në punimet e Komisionit të Veprimtarisë prodhuese, duke e cilësuar si një hap të madh drejt transparencës.
“Edhe dje në fjalën e kryetarit të grupit parlamentar të PS sa i përket kësaj transparence, javët dhe muajt në vijim do të jenë një hap tjetër i madh. Shërbimet ‘online’ janë një hap drejt transparencës”, deklaroi ministri Taulant Balla.