REFLEKSIONE nga Erl Kodra: Kur do goditet Edi Rama nga SPAK?

Ndokush mund të thotë se pyetja është gabim, se SPAK nuk do ta godasë Edi Ramën. Në fakt pyetja është bash kjo; kur do goditet?

Qeveria e Edi Ramës është kthyer në një skenë gjigande krimi, domethënë “shtëpia e qeverisë” ku ai është i zoti i saj është mbushur me fakte kriminale dhe prova të patjetërsueshme për të gjithë ”robtë e shpisë”. Imagjinoni pak qeverinë e Ramës; ministrat, zv.ministrat dhe drejtorët duke ia futur shefit me disa kontrata me vlerë mbi gjysëm miliardë euro. Është thjesht e pamundur, sepse në fakt Ramës nuk ia hedh dot askush kur është fjala për para. Për më tepër që në të gjitha aktet e qeverisjes së vendit është urdhëri i Ramës, qeverisja e Ramës, vendimi, firma dhe vula e Edi Ramës. Shkurt, gjithçka ka ndodhur në qeverinë shqiptare dhe në Shqipëri që nga viti 2013 e deri më sot është vendimi personal i Edi Ramës. Rrjedhimisht, të gjitha vjedhjet e mëdha përmes kontratave PPP dhe konçensioneve janë vepër e kryer në grup nga qeveria shqiptare me Kryeministër Edi Ramën.

SPAK ka marrë të pandehur pothuaj gjysmën e bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Edi Ramës. Dhe sigurisht që pas çdo dokumenti, fakti, vendimi, relacioni, emaili gjendet edhe Edi Rama. Thjesht është e pamundur të jetë ndryshe, sepse kështu ka funksionuar. Por prokurorët e SPAK nuk po nguten për shkaqe të kuptueshme; kur të mbërthehet Edi Rama nuk ka kthim prapa.

Vet Edi Rama e di mirë se çfarë rruge kanë marrë punët, pavarësisht se çfarë thotë në publik. Ai po përpiqet të testojë ndërkombëtarët me zgjedhje të parakohshme, ose të dërgojë mesazhe kërcënuese për SPAK, duke thënë se “ju jeni krijesë e imja”. Dekleratat e tij nga Kongresi i Partisë Socialiste ishin mesazh i qartë për prokurorët e SPAK, por gjithçka është e kotë; punët kanë marrë drejtim.

Provat gjenerale që po bëhen me Sali Berishën po hapin rrugën e ferrit për Edi Ramën. Ai e di mirë këtë.

Dhe e fundit, vendimi i sotëm paraprak i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar Marrëveshjen Rama – Meloni është prova më e qartë se Edi Rama nuk kontrollon më asgjë. Përpjekja e fundit dhe dështimi i tij ishte përpjekja për të ndalur zgjedhjen e Altin Dumanit si kreu i SPAK.

Ndaj rënia e Edi Ramës është çështje kohe, sepse është e pamundur që të shpëtojë kapiteni i një anije të mbushur plotë me hajdutë.

Ndaj pyetja është:

Kur do goditet Edi Rama?! Në pranverën që vjen?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com