Rebelët sirianë përparojnë me shpejtësi, pas Alepos hedhin sytë nga Damasku

Shpejtësia me të cilën status quo-ja në Siri, sado e pazgjidhur dhe e pakënaqshme, është prishur në ditët e fundit, ka qenë e jashtëzakonshme.

Sipas mediave të huaja, zyrtarët dhe mbështetësit e qeverisë siriane ende pohonin se ushtria do të mbante kontrollin në Hama, edhe pse luftëtarët kryengritës po hynin në qytet.

Menjëherë pas këtyre deklaratave, ushtria siriane pranoi se ishte tërhequr nga Hama, duke ia lënë kontrollin e qytetit për herë të parë fraksioneve rebele.

Pas pushtimit të dy qyteteve të mëdha brenda një jave, objektivi tjetër për kryengritësit e udhëhequr nga grupi islamik, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), është Homs.

Dhjetëra mijëra njerëz po ikin nga qyteti në pritje të asaj që duket se do të jetë beteja tjetër e madhe.

Sfida është rritur me shpejtësi për presidentin Bashar al-Assad dhe mbështetësit e tij kryesorë, Rusinë dhe Iranin.

Homs është strategjikisht shumë më i rëndësishëm se Alepo apo Hama, të marrë nën kontroll nga rebelët islamikë më parë.

Ky qytet shtrihet në një udhëkryq që të çon në perëndim, në qendër të mbështetjes për dinastinë Assad dhe në jug drejt kryeqytetit, Damaskut.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com