Së fundmi kudo nëpër rrjet është përfolur për një ndarje mes Ajsel Abazit dhe futbollistit Eros Grezda. Por kjo gjë nuk është e vërtetë pasi një reagim ka ardhur ditën e sotme prej Erosit i cili rrëzon çdo spekulim lidhur me jetën e tij personale.
Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, ai shkruan: ‘Si guxoni të fusni shkrime të tilla duke u bazuar në follow dhe unfollow? Kushdo që ka marr guximin të shkruajë këtë titull kaq të rëndë dhe pa të drejtë ta dijë që ka familjarë që preken nga këto shkrime!’