Reagoi për vrasjen në Pejë,Dafina shokohet nga komenti: E ke rradhën ti!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë, ku burri ka ekzekutuar me armë zjarri gruan e tij Gjyleta Ukella-Lajqin. (Kliko këtu)

Ky lajm i ka tronditur të gjithë ku shumë reagime kanë ardhur duke e shpallur ditën e sotme si ‘Ditë Zie për Gratë e Vrara’.

Një prej tyre ishte dhe këngëtarja e mirënjohur Dafina Zeqiri, e cila nëpërmjet një postimi në Instagram shpreh keqardhjen për këto viktima.

Menjëherë pas këtij postimi, Dafina është përballur me një koment të cilën e ka shokuar!

‘Edhe ti e ke rradhën tani!’- shprehet dikush dhe siç duket kjo gjë e ka revoltuar këngëtaren teksa në postimin pasardhës shkruan: ‘Përderisa shteti nuk i merr seriozisht viktimat, përfundimi do të jetë i njejtë. Organet kompetente duhet të bëjnë një zgjidhje për këto çka po ndodh në vitet e fundit!’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com