Një shpërthim dyshohet se ka ndodhur në ambientet e jashtme të spitalit më të madh në qytetin e Gazës.
Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe, e cila operon në spital, njoftoi për një ambulancë të dëmtuar jashtë spitalit Al-Shifa.
Sipas tyre automjetet e spitalit po ktheheshin nga kufiri Rafah në Gazën jugore, ku po mernin palestinezët e plagosur, kur më pas janë goditur.
Mediat palestineze po raportojnë se ministria e shëndetësisë e Gazës njoftoi se ka persona të vrarë dhe plagosur nga shpërthimi.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit po shqyrtojnë raportin, por ende nuk ka asnjë reagim zyrtar.