Çifti Heidi-Romeo, ka nisur një romancë brenda shtëpisë së ‘BBV3’, ku këto kohë kjo marrëdhënie ka pësuar një ‘krisje’, ku ka shkaktuar distancim të dyshes nga njëri-tjetri.
Teksa qëndronin në dhomën e gjumit, dyshja ka zhvilluar një bisedë me njëri-tjetrin, ku Heidi është përlotur teksa përballë saj qëndron Romeo tepër ‘i penduar’.
Ajo shprehet se nuk arrin të mbajë dot një qëndrim ndaj Romeos dhe se shumë banorë po e përdorin situatën e tyre.
‘Nuk po arrij dot të mbaj qëndrim me ty. Dhe kjo gjë më mundon. Edhe prandaj të them s’kam gjë sepse s’ka sens që të shfryjë me ty kur problemin e kam me ty e kupton. Gjithsesi të gjithë do e përdorin këtë gjë.’- është shprehur Heidi.