Kryeministri Edi Rama ka zbuluar ditën e sotme se ministri i Jashtëm, Igli Hasani i është nënshtruar një operacioni.
Lajmin e bëri me dije Rama teksa po fliste për autonominë e spitaleve e ku vuri theksin se si është transformua shëndetësia në vend.
“Pardje ministri i Jashtëm bëri një operacion në spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme dhe më shkruante mesazh që nuk e besoj dot akoma që ky është spitali ynë në Tiranë, sepse ai mori detyrën duke ardhur shërbimi diplomatik jashtë dhe kështu dëshmojnë shumë njerëz që kanë kaluar në atë spital, që për nga kushtet dhe ekspertiza e mjekëve aty ndër spitalet e mira të Europës”, tha Rama.
/a.r