Rama vendos objektivat nga Asambleja, kërkon 50 mijë anëtarë të rinj deri në qershor

Për kryeministrin Edi Rama arritja e kuotës së 50.000 anëtarëve të rinj deri në Kongresin e qershorit, është objektivi për çdo organizatë dhe njësi përbërëse të Partisë Socialiste.

Synimi iu bë i qartë socialistëve në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare që ka nisur punën në ambientet e një hoteli në Gjirin e Lalzit nga ora 11:00 e mesditës së kësaj të diele.

Në fjalën e tij Rama tha se deri më tani anëtarësimet e reja janë premtuese për PS, pasi në gjirin e saj janë bashkuar mbi 29.000 qytetarë.

“Dua t’i përgëzoj për përfshirjen aktive për ripërtritjen e partisë sonë, në këtë proces të rienergjizimit i cili ka prekur çdo organizatë socialiste. Dua të përgëzoj sekretarin Blendi Klosi për risinë e inxhinierimit të këtij procesi. Sot në regjistrin digjital të anëtarësisë socialiste numërohen plot 29.225 anëtarësime të reja. Duam 50 mijë anëtarë të rinj deri në qershorin e këtij viti. Domethënë edhe 20 mijë e pak që u shtohen këtyre që janë shtuar deri tani”, tha Rama.

“E keni vënë re se sa me shumë lehtësi janë tejkaluar objektivat, pasi nuk kemi pritur që njerëzit të vijnë te ne, por kemi shkuar ne te ata. Do të rishikojmë përbërjen e çdo organizate socialiste”, u shpreh shefi i qeverisë duke kërkuar nga të vetët që të vazhdojnë punën derë më derë, për t’u treguar shqiptarëve se PS është alternativa e vetme qeverisëse përballë një opozite “të dërrmuar”, siç i cilësoi ai rivalët.

Ne s’jemi në këtë hapësirë thjesht për të marrë më shumë vota se të tjerët por për të marrë përsipër më shumë përgjegjësi për Shqipërinë dhe më shumë zgjedhje për shqiptarët. Na duhet një PS më e hapur, më e moshuar me eksperiencë dhe më e rinuar me gjak të ri.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com