Gazment Bardhi ka komentuar vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe deklaratat e tij me superlativa për kryeministrin Rama. Sipas Bardhit, ato që Blinken tha për kreun e qeverisë janë në kuadër të bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, duke marrë si shembull ardhjen e afganëve në vendin tonë.
Sipas Bardhit, notën sesi qeveris Rama nuk e vendos Blinken, por populli shqiptar dhe raportet e DASH.
Gazment Bardhi tha nder te tjera se “sa i takon zhvillimeve të brendshme nuk pashë ndonjë mesazh konkret nga Blinken”.
“Unë e kam kuptuar që nuk lidhet me kontekstin e zhvillimeve brenda, por me raportet me SHBA, kërkesa e tyre apo bashkëpunimi që Rama ka pasur me SHBA, psh nëse i është kërkuar të strhojë afganët ai ka pranuar apo raste të tilla të ngjashme. Kështu e kuptova atë që Blinken tha.
Sa i takon zhvillimeve të brendshme nuk pashë ndonjë mesazh konkret nga Blinken. Ai i vendos notat në raport me marrëdhëniet me SHBA, notën se cfarë bën Rama në Shqipëri do të duhet tja vendosë qytetarë shqiptarë.
E kuptova si një vlerësim që SHBA ka pasur me Shqipërinë në disa fusha. Si qeveris Rama mjafton ti referoheni raporteve te DASH dhe do kuptoni kush është vlerësimi”, tha Bardhi.
Ndërsa i pyetur për faktin se Blinken nuk takoi asnjë përfaqësues të opozitës, Bardhi tha se SHBA nuk ka asnjë problem me PD apo popullin opozitar dhe se problemi që ka Berisha me SHBA nuk afekton në parti.
“Axhenda ndërtohet në varësi të tematikave që do trajtohen në një vizitë të caktuar. U kuptua qartë që kishte një axhende mbi mesazhet që u përcollën. Nuk di që SHBA të ketë diçka me popullin opozitar. Nuk di që PD të kenë me PD apo me partitë e opozitës. Pa diskutim që ka një probleme personal të SHBA me zotin Berisha, por kjo nuk afekton pozicionin e opozitës”, tha ndër të tjera Bardhi./m.j