Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar një iftar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Elbasanit, në ambientet e xhamisë së Balliajve.
Rama e ka quajtur iftar i posacëm, duke kujtuar se sot në Tiranë ka hapur dyert më në fund pas shumë vitesh pritje dhe xhamia e madhe e Namazgjasë.
“Motra dhe vëllezër të besimit islam në mënyrë të posaçme dhe të gjithë ju së bashku që dashamirësisht e pranuat ftesën time dhe të Lindës për të qenë dëshmitarë të frymës së vëllazërimit të sofrës së iftarit! Mirëse keni ardhur”,-nisi fjalën Rama.
“Imazhi i këtij iftari është imazhi i xhamisë së bukur të Ballies në Elbasan, që u vlerësua me një çminim ndërkombëtar për arkitekturën. Sot në Tiranë ka hapur dyert më në fund, pas shumë vitesh pritje edhe xhamia e madhe e Namzagjasë”,-shtoi ai.
“Është interesi i këtij vendi për të banuar në çatinë e shtëpisë, ku ky komb ka themelet. Megjithëse për pak vite BE do ketë 60 milion myslimanë si shtetas të tij, popullsia e besimit mysliman është disafish më i lartë, se popullsia myslimane shqiptare në Ballkan. Myslimanët e Shqipërisë, nuk janë problem, por vlerë e shtuar, një vend i denjë për të qenë vend anëtar i BE”, theksoi ai.